Ata nuk kanë munguar në asnjë protestë të opozitës dhe nuk kishin se si të mungonin dhe në këtë të 5 marsit.
Sali Lushaj, demokrati i flaktë, ish truprojë e Sali Berishës dhe babai i reperit “Stresi” është në mesin e protestuesve.
Gjithashtu nuk ka munguar as Erzen Breçani, ish zv.drejtori i Policisë së Tiranës, në kohë e demokratëve në qeveri. Protesta ka nisur jashtë sallës së Kuvendit, ku ka nisur dhe seanca plenare.

