Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Salianji: Ka deputetë të PD-së që nuk kanë bërë fushatë, ka dhe nga ata që kanë punuar kundër

11:23 / May 18, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
SALIANI frame 2841 1280x720 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga jashtë sallës së Kuvendit, deputeti i PD-së Ervin Salianji lëshoi akuza të forta ndaj kolegëve të grupit në selinë blu, ku tha se ka nga ata që nuk kanë bërë fushatë, por edhe që një pjesë tjetër ka punuar kundër PD-së në zgjedhjet lokale që u mbajtën më 14 Maj.

Kush janë këto njerëz që kanë dëmtuar PD?

Deputetë brenda PD që nuk kanë bërë fushatë, nga ana tjetër ka njerëz që kanë punuar edhe kundër. Së pari, duhet të mbajnë përgjegjësi dhe të shohin se cfarë kanë bërë vetë dhe ata që kanë bërë fushatë, të mbajnë përgjegjësi për rezultatin. Partia Demokratike dhe opozita duhet të gjejë mekanizmat e duhur për të tejkaluar vetveten. Kushdo që e shikon këtë si një moment të dobët për të përfituar nga PD, duhet të mendojë në interes të demokratëve.

A mund të flisni me emra?

Po ju them që në mendimin tim opozita duhet të reflektojë, të merret me veten. Gjithçka tjetër, unë nuk jam për këtë variant, mendoj që çdokush duhet të ulet dhe të gjejë mekanizmat e duhura. Nuk mund të mbahet peng opozita nga njerëz që nuk kanë interes për të fituar PD.

Ka bërë skemë z. Alibeaj që ka dhënë dorëheqjen?

Unë shoh një përpjekje tjetër për të dëmtuar interesat e demokratëve, të Partisë Demokratike. Ka një përpjekje për t’u fragmentarizuar. Secili ka interes për të marrë ndonjë funksion, por nuk do të zgjasë më shumë se dy orë.

Unë jam i variantit që të gjithë deputetët e opozitës duhet të mblidhen bashkë dhe të gjejnë zgjidhje në raport me perceptimin publik dhe nëse nuk kanë më interesa që opozita të fitojë, por kanë interesa që Rama të fuqizohet më shumë, atëherë kjo nuk i shërben PD.

Nuk është momenti që në momente vështirësish si ky moment për opozitën shqiptare, të krijojë ngërçe të tjera. Që do t’i jepnin një tjetër avantazh Edi Ramës dhe opozitës siç ndodhi në këto zgjedhje.

Opozita duhet të tejkalojë çdo ndasi dhe ndarje ideologjike, për të pasur mundësi të kemi një opozitë gjithëpërfshirëse. Secili prej nesh është përgjegjës. Të gjithë ne që luftojmë për funksione personale jemi turpi i vendit.

ervin salianji
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Begaj pret presidentin e Lituanisë: Marrëdhënie të shkëlqyera dhe miqësore midis dy vendeve

13:20 / June 4, 2026

INSTAT: Kostoja në ndërtim u rrit me 1,1% në tremujorin e parë të vitit 2026

13:15 / June 4, 2026

“PS me Ramën u ka mundur 8 herë”/ Zvërneci, Balla-opozitës: Mbani një qëndrim, jeni pro apo kundër investimit

11:25 / June 4, 2026

“Bëni teatër me Zvërnecin”, deputeti socialist sulmon opozitën: Nuk folët kur duhej, dolët për show

11:19 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.