Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Salianji: Kriminelët po përdorin policinë për të goditur njëri-tjetrin. Janë fuqizuar sa kërcënojnë dhe prokurorët

13:38 / October 3, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Ervin Salianji
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në Komisionin Parlamentar të Sigurisë, deputeti i PD-së Ervin Salianji ngriti alarmin për rendin dhe sigurinë, nisur dhe nga ngjarjet e fundit. Salianji i kërkoi kreut të Komisionit Nasip Naço të japë mbështetjen për institucionet e sigurisë, teksa përmendi kërcënimin dhe përndjekjen e prokurorëve nga kriminelët, duke iu referuar dëshmisë së të penduarit të drejtësisë Artan Tafani për qëllimet e Laert Haxhiut.

”Është në detyrën tuaj si kryetar komisionit dhe të komisionit që ta nisnit mbledhjen duke dhënë mbështetje për institucionet e sigurisë dhe drejtësisë në këtë vend duke kërkuar pa diskutim që për ngjarje të rënda të vijë dhe të japë shpjegim ministri i Brendshëm, kryetarja e SHISH dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë sepse u bënë ngjarje pas ngjarjesh që tentoni t’i mbuloni me tentativa për t’i kaluar në anale të pafundme, por këto sa po vijnë dhe po shtohen si ngjarje, sa po vijnë dhe po bie besimi i qytetarëve që qeveria mund të ketë ndonjë përpjekje për të luftuar apo për të qenë në krahun e atyre që luftojnë krimin dhe bandat kështu që besoj që është në nderin tuaj si maxhorancë, meqenëse nuk e nisët t’i jepni mbështetje tani, të gjithë bashkë dhe pa diskutim t’iu kërkojmë institucioneve që përmenda të vijnë dhe të përgjigjen për një ngjarje që në dijeninë time nuk ka ndodhur më përpara”, tha Salianji.

Për Naçon, deputetët e opozitës duhet të zbatojnë rregulloren për të kërkuar drejtuesit e institucioneve në komision. Në përgjigje Salianji deklaroi se kërkesa është bërë rreth një vit më parë, por sërish nuk kanë ardhur.

“Ju doni të kapeni si i mbyturi pas fijes së kashtës. Ka që në tetor të vitit të kaluar që është një kërkesë e firmosur sipas rregullores, për thirrjen e ministrit të Brendshëm dhe Drejtorin e Policisë dhe këtu nuk ka të bëjë me emra konkretë, ka të bëjë me drejtuesin e institucionit. Ka një vit pothuajse që ju nuk keni fuqi të thërrisni ministrin e Brendshëm dhe Drejtorin e Policisë. Drejtori nuk erdhi, duke e shtyrë mbledhjen me këtë drejtues pa arsye. Çështjen e Kushtetutës dhe Rregullores e keni shkelur me të dyja këmbët. Ju keni detyrimin që ta nisni mbledhjen duke iu dhënë mbështetje institucioneve të sigurisë”, u shpreh Salianji.

Ai theksoi se Policia duhet të bënte punën për të parandaluar krimet. ”S’ka ndodhur ndonjëherë që kriminelët të diskutojnë se cili do të vrasë atë prokuror, cili do të eliminojë atë prokurorin tjetër. Ku është policia këtu, ku janë institucionet. Të gjithë këta që bëjnë këto janë njerëz të lidhur drejtpërdrejt me PS-në në fushata”, përfundoi Salianji.

ervin salianji
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Revanshi”/ Prokuroria e Posaçme kërkon dënimin e 7 të pandehurve, 10 vite burg për Aldo Avdylin, për Durim Bamin 21 vite burg

12:32 / June 4, 2026

“Metamorfoza”/ Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Nuk ka asnjë provë, që të jem abonent i SKY

12:25 / June 4, 2026

Polici i plagosur mbërrin te Trauma/ Mjekja: Lëndim i rëndë në pjesën e qafës dhe kokës

11:55 / June 4, 2026

Vritet efektivi në krye të detyrës/ Skënder Hita: Policia e Shtetit humbi shërbëtorin e saj, në shërbim të qytetarëve

11:22 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.