Lidhur me ndyshimet në qeveri ka reaguar edhe Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji.
Nga Korça ku ishte i pranishëm me rastin e 28 vjetorit të themelimit të degës lokale të PD në këtë qytet, Salianji, e cilësoi këtë vendim një lajm të mire.
Ai tha se kjo është një fitore jo vetëm e PD-së por e të gjithë shqipërisë, pasi u larguan shtatë ministra të korruptuar. Ndërkohë që ai the se betejat për largimin e qeverisë sapo kanë nisur.
“Për Korçën është një lajm i mirë ndërprerja e projektit personal të Niko Peleshit, për të kontrolluar qytetin bashke me një grup biznesmenësh afër tij. Për Shqipërinë, pa diskutim është një lajm i mirë, që largohen gjithë ministrat e akuzuar nga opozita, që kanë pasur afera të rënda korruptive. Ky është hapi i parë i fitores së betejave opozitare për të larguar qeverinë. Hapi tjetër, duket që e ka ndërmarrë vetë Rama, për të kaluar në një qeveri tranzitore, deri në dorëzimin përfundimtar të pushtetit. Lajmi i keq për Shqipërinë është, që edhe në këto muaj do të qeveriset nga një qeveri tërësisht familjare qeveri e familjes së Ramës, bashkëshortes apo ish bashkëshortes se Rames dhe duket qe ne mënyrë të turpshme edhe në 2018, nuk është tejkaluar një fazë, që u mbyll në 2005, që ministrat, që vijnë në periudhën e fundit te pushtetit, për te vjedhur dhe plaçkitur çfarë ka mbetur. Është e sigurt, qe asnjë nga ministrat e larguar, përfshi edhe Niko Peleshin, nuk do t’i shpëtoje drejtësisë dhe SPAK-ut, por edhe me amendimet kushtetuese dhe ligjin antimafia qe ka propozuar PD. Dy ministrat e tjere, Spiropali dhe Shalsi, nuk asnjë përfaqësimi ne qytetin e Korçës. Njeri është kapur duke thënë ‘vjedhim me lezet’, ndërsa tjetra, e di gjithë Kolonja, se si shkon bashkëshorti i saj, me çantë ne Erseke, për te marre pagesat një herë në muaj. Ata nuk janë aty për ndonjë projekt politik, por për t’i shërbyer Edi Ramës”, tha Salianji
LISTA
- Besa Shahini në vend të Lindita Nikollës
- Anila Denaj në vend të Arben Ahmetaj
- Genti Cakaj në vend të Ditmir Bushatit
- Bledi Çuçi në vend të Niko Peleshit
- Elva Margariti në vend të Mirela Kumbaros
- Eduard Shalsi në vend të Sonila Qatos
- Elisa Spiropali, Ministre për Marrëdhënie me Parlamentin
- Belinda Balluku, Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë në vend të Damian Gjiknurit
- Erion Braçe zv/kryeministër i ri në vend te Senida Mesit/ Tirananews/