Çështja e bujshme që trazoi politkën, ajo e pagëzuar si “Babale” do të rikthehet në Gjykatën e Apelit, këtë të hënë. Para trupës gjyqësorë do të dalë deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji dhe gazetari Jetmir Olldashi.
Deputeti demokrat u shpall fajtor për veprën penale kallëzim i rremë për çështjen “Babale”. Dënime për këtë çështje morën edhe gazetari Olldashi me 6 muaj burg të konvertuar në 100 orë shërbim komuniteti dhe Albert Veliu me 3 vite e 6 muaj.
Grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka dalë në mbrojtje të Salinajit. Përmes një mesazhi dërguar deputetëve demokrat, Enkelejd Alibeaj u ka kërkuar kolegëve që të marrin pjesë në sallën e gjyqit në solidarizim me Salinajin.
