Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Salianji zbulon skenarin / Çfarë do ndodhë para Parlamentit ditën e ngritjes së komisionit hetimor për Metën

19:29 / July 5, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
protesta tension 4
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nëpërmjet një urdhëri të firmosur ditën e sotme, kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, e ka spostuar me një orë nisjen e seancës parlamentare të ditës së hënë në mënyrë që procedura e ngritjes së Komisionit parlamentar për hetimin e veprimtarisë së presidentit Meta të përfundoj një orë para nisjes së protestës.

Kështu urdhëri i ri i Ruçit e sposton nisjen e seancës nga ora 18.00 në 17.00, në mënyrë që ajo të përfundojë në ora 20.00 dhe jo në 21.00, sikurse ishte planifikuar në urdhërin e parë dhe kur është lajmëruar nisja e protestës.

Spostimi i seancës, sikurse Ruçi ka deklaruar, është bërë për të shmangur ndonjë sulm të mundshëm të protestuesve të opozitës ndaj Parlamentit.

Në studion e emisionit të lajmeve në TV “Fax News”, ish deputeti Ervin Salianji ka zbuluar veç një pjesë të asaj çka synon protesta…

“Ne i kemi dhënë rëndësi gjithmonë pjesmarrjes së madhe në protestë. Ndërkohë që kërkesat që kemi për të shtruar është largimi i Ramës, zhvillimi i zgjedhjeve të parakohshme dhe së fundmi edhe hetimin e shpejtë të dosjeve të dala nga përgjimet e fundit.  

Është një tjetër akt i opozitës së bashkuar e cila do të vazhdojë të bind dhe të ofrojë alternative të reja për qytetarët. Për të krijuar mundësi dhe kushte reale për qytetarët shqiptarë që fatkeqësisht po ikin masivisht”, ka thenë Salianji që pyetjes së drejtëpërdrejtë: “Është pjesë e skenarit zhvendosja e protestës para Kuvendit? i është përgjigjuir:

“Ne jemi vetëm në situatën ku dimë se do të ketë pjesmarrje të madhe. 

Po shkojmë në çdo qytet, po i bëjmë thirrje kudo nëpër media për të marrë pjesë masivisht me 8 korrik”, tha Salianji.

parlamenti Protesta
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Daily Mail”: Tirana dhe Durrësi vlerësohen për historinë, atmosferën dhe çmimet e ulëta

09:35 / July 21, 2026

Kishte kultivuar bimë narkotike në mes të kanioneve në fshatin Progonat të Tepelenës, arrestohet në vendngjarje 57-vjeçari

09:25 / July 21, 2026

Lungomare 4 në Vlorë, drejt përfundimit punimet për shëtitoren më të gjatë në Mesdhe

09:15 / July 21, 2026

Spanja rikthehet në Madrid si kampione e botës

21:49 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.