Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg pasi ka folur për bashkëpunimin midis SHBA dhe BE ka pëërmendur edhe ardhjen e presidentit të ri Joe Biden në SHBA.
Ai tha se ka një ndryshim të madh me presidentin e mëparshëm dhe se në Shtëpinë e Bardhë është një frymë tjetër e re. Sekretari tha se Biden i kalon të gjitha pritshmëritë e një lideri politik dhe është përtej figurave standarte , sipas tij tashmë siguria e aleancës është më e madhe.
“Ka pasur një ndryshim të madh mes të dyve dhe fryma në shtëpinë e Bardhë është ndryshe dhe gjatë këtij samiti është mësuar nga të gjitha sfidat që janë përjetuar janë vetë aleatët, NATO shkon përtej një lideri të caktuar politik dhe fakti që kanë pasur probleme me Trump dhe kthimi i Biden është një marrëveshje tyre që shkon përtej figurave standarde dhe siguria e Aleancës është përtej një lideri të vetëm“, tha Stoltenberg.
