Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Samiti i Poznan/ PD: Shqipëria po del me duart bosh nga ndarja e fondeve

17:13 / July 5, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Jorida Tabaku 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Teksa kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm sot në Samitin e Poznanit të Ballkanit Perëndimor ka reaguar ish-deputetja demokrate Jorida Tabaku.

Kjo e fundit është e mendimit se Shqipëria po del e humbur nga ky samit.

“Ndërkohë që Samiti i Poznan po përfundon, Shqipëria po del me duart bosh nga ndarja e fondeve të procesit të Berlinit! Si gjithmonë siç është bërë normale Shqipëria ka 6 vite që nuk plotëson asnjë nga kriteret e procesit të integrimit përkundrazi kemi hapa pas, nuk tregon asnjë seriozitet për të paraqitur projekte serioze si gjithë rajoni për të përfituar nga fondet e BE!”- shkruan Tabaku në rrjetet sociale.

Ish- deputetja ka publikuar edhe nje foto, ku tregohen projektet që përfitoi rajoni nga ky samit, ndërsa thotë se ne sot nuk morëm asnjë lajm pozitiv.

“Sot nuk morëm asnjë lajm pozitiv për hapjen e negociatave ashtu si u vlerësua fqinji jonë Maqedonia Veriut, por asnjë lajm pozitiv dhe për projektet infrastrukturore ashtu si përfitoi gjithë rajoni. Ashtu si shihet në hartë Maqedonia e Veriut përfitoi 2 projekte, Bosnja 2, Kosova 2, Serbia 1 e kështu me rradhë!”- tha Tabaku.

Në përfundim ajo u bëri thirrje qytetarëve që të marin pjesë në protestën e 8 korrikut.

“Dhe këtë herë u theksua ajo që gjithë shqiptarët kanë parë e kanë provuar, me Edi Ramën nuk ka negociata! Me Edi Ramën nuk ka zhvillim! Prandaj me 8 Korrik të gjithë do protestojnë për ti hapur rrugë zhvillimit të Shqipërisë!”-përmbyll Tabaku.

Komenti i plotë:

Shqipëria kjo humbëse e madhe në Sumitin e Poznan!

Ndërkohë që Sumiti i Poznan po përfundon, Shqipëria po del me duart bosh nga ndarja e fondeve të procesit të Berlinit! Si gjithmonë siç është bërë normale Shqipëria ka 6 vite që nuk plotëson asnjë nga kriteret e procesit të integrimit përkundrazi kemi hapa pas, nuk tregon asnjë seriozitet për të paraqitur projekte serioze si gjithë rajoni për të përfituar nga fondet e BE!

Procesi i Berlinit u lançua nga Merkel për t’i dhënë një shtysë procesit të integrimit në Ballkanin Perëndimor dhe qysh në nisje Shqipëria dështoi për të përfituar duke mbetur e fundit në rajon në të gjitha fazat.

Sot nuk morëm asnjë lajm pozitiv për hapjen e negociatave ashtu si u vlerësua fqinji jonë Maqedonia Veriut, por asnjë lajm pozitiv dhe për projektet infrastrukturore ashtu si përfitoi gjithë rajoni. Ashtu si shihet në hartë Maqedonia e Veriut përfitoi 2 projekte, Bosnja 2, Kosova 2, Serbia 1 e kështu me rradhë!

Procesi i i integrimit kërkon partnere serioze, kërkon rezultate e kërkon meritë! Asnjë nga këto fatkeqësisht nuk mund ta gjejmë me qeverisjen e sotme. Sot zbatimi i ligjit, krimi e korrupsioni janë në nivelet më të larta, sot vullneti politik po e çon Shqipërine me drejtim tjetër e jo drejt BE!

Eshtë fatkeqesi që mbas çdo sumiti ku në duhej të prisnin rezultate, na shitet vetëm foto e rradhës!

Dhe këtë herë u theksua ajo që gjithë shqiptarët kanë parë e kanë provuar, me Edi Ramën nuk ka negociata! Me Edi Ramën nuk ka zhvillim!

Prandaj me 8 Korrik të gjithë do protestojnë për ti hapur rrugë zhvillimit të Shqipërisë!

Asnjë hap pas!

Samiti i Poznan tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Berisha kundërshton raportin e Reformës Territoriale, propozon deri në 110 bashki dhe rikthimin e komunave

15:10 / July 23, 2026

“Afati ka skaduar!” Balla kundër shtyrjes së mandatit të Territoriales: Komisioni e ka përfunduar mandatin dhe nuk ringjallet

12:03 / July 23, 2026

Seanca plenare nis me 1 minutë heshtje në nderim të akademikut Emin Riza

10:48 / July 23, 2026

Berisha thirrje demokratëve t’i bashkohen protestës: Zero ndikim nga thirrjet “Berisha në burg”

14:57 / July 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.