Këtë të hënë, në Bërdo të Sllovenisë do të mbahet samiti i Procesit Brdo-Brijunit, ku diskutimet do të jenë për situatën në Ballkanin Perëndimor. Pjesë e samitit do të jetë krerët e lartë të vendeve të Ballkanit Perëndimor e jo vetëm.
Presidenti slloven Borut Pahor, presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i Malit të Zi, Millo Gjukanoviç, i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, i Kroacisë, Zoran Millanoviq, si dhe anëtarët e presidencës trepalëshe të Bosnjës, Shefik Xhaferoviç, Millorad Dodik dhe Zhelko Komshiç.
Samiti i Procesit Brdo-Brijunit do të ketë në fokus situatën aktuale në Ballkanin Perëndimor dhe për t’iu bërë thirrje anëtarëve dhe institucioneve të Bashkimit Evropian që të përshpejtojnë procesin e zgjerimit.