Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Samiti i SEECP, Begaj: Shqipëria e shqetësuar për tensionet Izrael–Iran, synojmë mbylljen e negociatave me BE brenda 2027

19:40 / June 16, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 1 11
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nën kryesimin e Presidentit Bajram Begaj, këtë të hënë në Tiranë u mbajt Samiti i SEECP-së me pjesëmarrjen e liderëve të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore. Begaj tha se vendi ynë po ecën më ritme të shpejta drejt BE. Po ashtu kreu i shtetit shprehu shqetësimin e Shqipërisë për tensionet në rritje midis Izraelit dhe Iranit. Presidenti theksoi se Shqipëria po ecën me ritme të shpejta drejt integrimit europian.

”Shqipëria shpreh shqetësimin për tensionet në rritje ndaj Izraelit dhe Iranit. Këto konflikte janë një paralajmërim dhe Shqipëria mbetet e përkushtuar ndaj çështjeve që lidhen me stabilitetin rajonal. Për këtë arsye vendet e BE duhet që të ofrojnë mbështetje, Shqipëria po ecën me ritëm të shpejtë drejt integrimi europian, qëllimi ynë mbyllja e negociatave deri në 2027. Ne po punojmë që të arrijmë këtë synim madhor”.

Në konferencën e përbashkët për shtyp me presidenten e Maqedonisë së Veriut, dhe presidentin e Bullgarisë, presidenti Begaj tha se samiti i SEECP i mbajtur sot në Tiranë inkurajoi përpjekjet për forcimin e stabilitetit dhe prosperitetit, përmes bashkëpunimit rajonal dhe integrimit në BE. Në këtë frymë motoja e kryesisë ”Të formësojmë të ardhmen tonë evropiane”, udhëhoqi këtë proces reflektimi dhe dialogu.

”Diskutimet e zhvilluara shërbyen për të thelluar dialogun konstruktiv dhe për të riafirmuar përkushtimin tonë ndaj një të ardhmeje të përbashkët evropiane. Integrimi gradual i vendeve aspirante në BE është një prioritet kyç jo vetëm për zhvillimin politik dhe ekonomik të rajonit, por edhe për rëndësinë e rajonit të Evropës Juglindore për stabilitetin dhe prosperitetin evropian”, nënvizoi Begaj.

Samiti me temë: “Nxitja e Stabilitetit dhe Prosperitetit përmes Bashkëpunimit Rajonal dhe Integrimit në BE” synon që anëtarët aspirantë të BE-së, vendet e BE-së dhe partnerët të bashkëpunojnë duke reflektuar mbi progresin e kësaj platforme për të ecur përpara në të njëjtin drejtim në përballimin e sfidave të përbashkëta. SEECP përbëhet nga 13 vende pjesëmarrëse, të cilat janë edhe anëtare të Bordit të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC), si: Shqipëria, Bosnjë-Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Greqia, Maqedonia e Veriut, Moldavia, Mali i Zi, Rumania, Serbia, Sllovenia, Kosova dhe Turqia.

bajram begaj BE europa iran izrael Lufte
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.