Samiti III i Diasporës do të zhvillohet më 23 nëntor. Një ditë më parë, më 22 nëntor do të zhvillohet Dita e Arbëreshëve.
“Nën kujdesin e Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë , z. Edi Rama, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka kënaqësinë t’ju ftojë në Ditën Arbëreshe dhe Samitin e III të Diasporës, që do të zhvillohen më datat 22-23 nëntor 2023, në Tiranë”, njoftoi ministria e Jashtme.
Në këto aktivitete do diskutohet mbi të ardhmen e përbashkët sociale, politike dhe ekonomike. Sqarohet edhe mënyra se si të interesuarit mund të regjistrohen për të marrë pjesë në aktivitetet e ndryshme.
