Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Samiti për Ukrainën/ Kryeministri grek Mitsotakis nuk vjen në Tiranë. Mediat greke: Me kë do të përfaqësohet Athina

21:51 / February 27, 20241 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
mitsotakis
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis nuk do të marrë pjesë në samitin e nesërm për Ukrainën që zhvillohet nesër në Tiranë.

Mediat greke shkruajnë se deri më sot, kishte mbizotëruar opinioni se kreu i qeverisë greke do të zbarkonte në Tiranë, megjithëse kishte një pengesë të madhe në këtë drejtim, çështja e Fredi Belerit, kryebashkiakut të zgjedhur të Bashkisë së Himarës dhe deklaratave provokuese sipas tyre të kryeministrit Edi Rama.

Në vend të tij nuk do të jetë as kryediplomati Giorgos Gerapetritis. Përfaqësimi grek do të ekzistojë, siç shkruan “Tanea”, por i një niveli të ulët.

Gazeta shkruan se më 28 shkurt, në të njëjtën ditë me takimin ukrainas të organizuar nga Rama, në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) do të vazhdojë procesi penal i Belerit, me paraqitjen e pretencës nga pala mbrojtësve. SPAK ka kërkuar dënimin me 2.5 vite burg për Belerin dhe 2 vite për Kokaveshin.

Ndërkohë, në proces gjyqësor është edhe çështja e lejes që Beleri ka kërkuar për t’u betuar në postin që u zgjodh, për të cilën pritet një përgjigje më 19 mars nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë.

mitsotakis samiti ukraina
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.