Disa nga përdoruesit e telefonave të përkulshëm 2 mijë dollarësh të Samsung janë zhgënjyer vetëm disa ditë pasi e kanë marë.
Gazetarët që kanë marrë këta telefoë para se të dalin publikisht thonë se ekrani i Galaxy Fold nis të dridhet e më pas të fiket tërësisht. DailyMail thotë se disa gazetarë hoqën mbrojtësen e hollë nga ekranet pasi menduan se vinte prej saj, por ja që mbrojtësja duhej.
Një paralajmërin në udhëzimet në paketimin e Galaxy Fold thotë të mos hiqet kjo shtresë mbrojtëse. “Ekrani kryesor përfshin një shtresë mbrojtëse speciale. Duke hequr shtresën mbrojtëse apo përdorimi i çdo ngjitësi në ekranin kryesor, si mbrojtës ekrani mund ta dëmtojë”, thuhet në këto udhëzime.
Reporteri i Bloomberg, Mark Gurman thotë se telefoni i tij Galaxy Fold nisi të punojë jo normalisht pas heqjes së kësaj shtrese, dhe u bë i papërdorshëm. “Ekrani i telefonit tim Galaxy Fold është thyer sërish dhe u bë i papërdorshëm në vetëm dy ditë”, shkruan Gurman në Twitter.
Por CBC raporton se edhe me shtresën mbrojtëse të paprekur, telefoni nuk funksionon siç duhet. Këto çështje ngrejnë pyetjen nëse mund të përballojë një përdorim normal Galaxy Fold.
Para daljes së këtij telefoni, Samsung tha se ka testuar mekanizmin e palosjes së telefonit më shumë se 200 mijë herë, duke pretenduar se ka kaluar pragun e durueshmërisë.