Pas Galaxy Fold, një smartphone që hapet për të marrë përmasat e një tableti, Samsung tashmë ofron një tjetër vizion për pajisje të përkulshme.
Bëhet fjalë për një telefon që paloset dhe merr formën e një katrori. Ndoshta bëhet fjalë për Galaxy Fold 2, dhe është vetë Samsung që e bën të ditur përmes një video të shkurtër të shpërndarë me rastin e konferencës së saj për zhvilluesit.
Filmimi tregon Galaxy Fold bashkangjitur pajisjes së re, që kur mbyllet merr përmasat e një mbajtëse të vogël monedhash.
“Kjo është një formë e re që po e eksplorojmë që jo vetëm do të hyjë lehtësisht në xhepin tuaj, por do të ndryshojë dhe mënyrën se si e përdorni smartphone”, ka deklaruar Hyesoon Jeong, shefi i kërkimeve dhe zhvillimeve të Samsung. Megjithatë nuk ka asnjë informacion se kur do të dalë në treg.
Koncepti duket i njëjtë me atë të zgjedhur nga Motorola, që më 13 nëntor në Los Angeles do të prezantojë telefonin e saj të palosshëm, Razr.
Lexo edhe- Motorola rikthehet fuqishëm? Ja çfarë do të prezantojë në nëntor