Një recetë e shpejtë dhe e thjeshtë për një sanduiç të shijshëm
Përbërësit
4 vezë të ziera
2 barishte ose qepë të njoma të prerë hollë
6 lugë gjelle majonez
1 lugë gjelle mustardë
½ lugëz curry
kripë dhe piper i zi
8 rriska buke
4 fletë sallatë e gjelbër
Përgatitja
Vezët zieni dhe lërini të ftohen
Më pas qërojini dhe pritini në kubikë.Bashkojini me qepët e grira imët e më pas shtojuni majonezën dhe mustardën.
Masën kriposeni, piperoseni e vendoseni të ftohet në frigorifer.
Në secilën rriskë buke vendosni fillimisht sallatën e gjelbër e sipër saj sallatën me vezë.
Mbylleni me rriskën tjetër të bukës dhe sanduiçi juaj është gati.
