“The Guardian” njofton se Komisioni Europian ka përgatitur një paketë të re sanksionesh kundër Rusisë dhe Bjellorusisë. Kjo paketë do të shënjestrojë disa oligarkë dhe politikanë të tjerë rusë por edhe tre banka bjelloruse. Këto banka do të përjashtohen nga sistemi bankar SWIFT.
Në këtë paketë, sanksionet lidhen gjithashtu me ndalimin e eksporteve të teknologjisë detare nga BE-ja në Rusi dhe do të përfshijë udhëzime për monitorimin e kriptomonedhave për të parandaluar përdorimin e tyre.
