TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

Tritol për herë të dytë hotelit, Murati: S’kam konflikte

08:59 / June 30, 2022

Lezha dhe Durrësi, kanë normën më të lartë të papunësisë

08:50 / June 30, 2022

Putin mund të përdorë armë bërthamore

08:42 / June 30, 2022

Samiti i NATO-s në Madrid, sot dita e tretë dhe e fundit

08:32 / June 30, 2022

Rruga për t’u dobësuar sipas horoskopit

08:29 / June 30, 2022
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Rajon&Bota

Sanksionet ndaj Rusisë, Vuçiç: Nuk do vendosim, do të rezistojmë sa më shumë të mundemi

18:31 / May 15, 20222 Min Lexim
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se Serbia do të luftojë për aq kohë sa mundet që të mbajë politikën e saj për të mos i vendosur Rusisë, por ai theksoi se dëmi që po përjeton si rezultat i kësaj politike, është i madh.

Vuçiç tha më 15 maj për TV Prva se jeta do të ishte “dhjetë herë më e mirë” nëse Beogradi do të vendoste sanksione ndaj Moskës, por ai tha se nuk do ta bëjë një gjë të tillë, sepse Serbia, sipas tij, po ndjek një politikë të pavarur.

“Të gjithë do të thonë se Vuçiç po njofton për vendosjen e sanksioneve. Jo, ne do të luftojmë për aq kohë sa mundemi për të mbajtur politikën tonë”, tha Vuçiç.

Ai përsëriti se Serbia e di “se sa të padrejta janë sanksionet” dhe po vepron kështu për shkak të respektimit të të drejtave, por shtoi se “populli duhet ta di se shteti po humb shumë për shkak të mosvendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë”.

Vuçiç tha se Serbia aktualisht nuk ka qasje në kapital të tregut, kreditë janë më të shtrenjta, pasi kreditë po ofrohen me norma të interesit prej 7 për qind dhe se rifinancimi i kredive po bëhet i vështirë. Sipas tij, të gjitha këto në fund ndikojnë te pagat dhe pensionet.

Në Kombet e Bashkuara, Serbia ka votuar për rezolutat që dënojnë agresionin rus kundër Ukrainës dhe ka votuar për ta përjashtuar Rusinë nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut i OKB-së, por Beogradi nuk i është bashkuar Bashkimit Evropian për të vendosur sanksione ndaj Moskës.

Zyrtarët serbë vazhdimisht kanë përsëritur se Beogradi nuk do të mbështesë sanksionet ndaj Moskës, pasi kështu mbron interesat vitale të shtetit. Serbia po ashtu mbështetet në Rusinë, që është anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për çështjen e Kosovës, e cila ka shpallur pavarësinë më 2008, që Beogradi refuzon ta njohë. Serbia po ashtu varet shumë nga energjia ruse dhe kompanitë ruse kanë krijuar monopol në Serbi në tregun e naftës dhe gazit.

rusise sanksione Vucic
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Samiti i NATO-s në Madrid, sot dita e tretë dhe e fundit

08:32 / June 30, 2022

Shtëpia e Bardhë prezanton planin për vaksinim kundër lisë së majmunit

23:31 / June 29, 2022

Panik dhe frikë në bord, anija “Norwegian Sun” godet një ajsberg

22:46 / June 29, 2022

Athinë/ Shqiptarët shpëtojnë foshnjën që po e mbyste babai

22:42 / June 29, 2022
Shto koment

Lini një koment Cancel Reply

Kryesoret

Putin mund të përdorë armë bërthamore

08:42 / June 30, 2022

Mesazhi nga NATO, Rama: Jemi krah të njëra tjetrës, në aleancën më të fuqishme ushtarake

08:13 / June 30, 2022

Moti për këtë të enjte, temperaturat arrijnë në 35 gradë

08:00 / June 30, 2022

Ia ‘inauguruan’ me tritol/ Si u sulmua hoteli i Muratit dhe një vit më parë ?

23:18 / June 29, 2022
Te fundit

Tritol për herë të dytë hotelit, Murati: S’kam konflikte

08:59 / June 30, 2022

Lezha dhe Durrësi, kanë normën më të lartë të papunësisë

08:50 / June 30, 2022

Putin mund të përdorë armë bërthamore

08:42 / June 30, 2022

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

Marketing
Tirana News
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2022 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.