Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Sapo panë policinë ndërruan rrugën, ja çfarë iu gjet në makinë dy të rinjve

13:46 / March 16, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Refugjatë
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Shkodrës ka ndaluar 15 emigrantë të paligjshëm të cilët tentonin të kalonin kufirin shqiptar drejt Malit të Zi.

Efektivët konstatuan dy makina të cilat pasi kanë konstatuar mjetet e Policisë janë shkëputur nga rruga nacionale Hot-Vermosh dhe janë futur në një rrugë dytësore. Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të tyre dhe pas ndalimit kanë konstatuar se me këto dy mjete po transportoheshin drejt Malit të Zi, 15 shtetas nga vendet e treta, që kishin si destinacion vendet e BE-së.

Për pasojë u arrestua një 18-vjeçar ndërsa u shpall në kërkim një tjetër.

NJOFTIMI I PLOTE

Finalizohet operacioni policor i koduar “Hoti”.

Tentuan t’i jepnin ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, arrestohet në flagrancë 1 shtetas, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij.

Nga strukturat e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në DVP Shkodër, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Shkodër, në zbatim të planit të masave “Për goditjen dhe parandalimin e emigracionit të paligjshëm”, pas një pune të mirëorganizuar u finalizua operacioni policor i koduar “Hoti”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi i shtetasit R. Ç., 18 vjeç, banues në Shkodër.

Si dhe u shpall në kërkim shtetasi R. L., 23 vjeç banues në Shkodër.

Këta shtetas kanë qenë duke qarkulluar me dy mjete në zonën e Hotit dhe pasi kanë konstatuar mjetet e Policisë janë shkëputur nga rruga nacionale Hot-Vermosh dhe janë futur në një rrugë dytësore. Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të tyre dhe pas ndalimit kanë konstatuar se me këto dy mjete po transportoheshin drejt Malit të Zi, 15 shtetas nga vendet e treta, që kishin si destinacion vendet e BE-së.

Nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se dy mjetet ishin marrë me qera nga shtetasi R. L., i cili është shpallur në kërkim.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”, kryer në bashkëpunim.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Parandalohet një ngjarje kriminale në Vlorë, arrestohet 34-vjeçari

17:21 / November 8, 2026

Meloni propozon taksë 26% për të pasurit që largohen nga Italia

15:40 / November 8, 2026

Autobusi përplaset me barrierat dhe përmbyset në Kroaci, dy viktima dhe 33 të plagosur

14:20 / November 8, 2026

564 vite nga Formula e Pagëzimit, dëshmia e parë e datuar e shqipes së shkruar! Historia e dokumentit të Pal Engjëllit, bashkëpunëtorit të Skënderbeut

13:58 / November 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.