Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Sapo shikon policinë, gëlltit qeset me drogë, arrestohet 26 vjeçari nga Yzberishti

15:19 / February 6, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një 26-vjeçar, i cili dyshohej se tregtonte lëndë narkotike në kryeqytet, është arrestuar nga policia. Mësohet se i riu me inicialet O.K., ka reaguar sapo ka parë efektivët e policisë duke gëlltitur qeset me lëndë narkotike me heroinë.

“Shtetasi O. K., sapo ka parë punonjësit e policisë, ka gëlltitur disa qese ambalazhi, të cilat dyshohet se kanë qenë me lëndë narkotike të llojit heroinë”-njofton policia.

Njoftimi plotë i policisë:

Vijon puna nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë vënë në pranga 5 shtetas, si edhe u procedua në gjendje të lirë 1 shtetas tjetër, për vepra të ndryshme penale.

-Nga Komisariati i Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, shtetasi S. P., 19., vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Andon Zako Çajupi”. Shërbimet e Komisariatit Nr. 2 gjatë kontrollit fizik i kanë gjetur 19 gr. lëndë të dyshuar cannabis sativa. Gjithashtu, u procedua në gjendje të lirë një 16 vjeçar, banues në Tiranë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

-Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit: O. K., 26 vjeç. Punonjësit e Policisë kanë marrë informacione në rrugë operative se shtetasi O. K. tregtonte lëndë narkotike heroinë në zonën e Yzberishtit, në Tiranë dhe kanë organizuar punën për kapjen e tij. Shtetasi O. K., sapo ka parë punonjësit e policisë, ka gëlltitur disa qese ambalazhi, të cilat dyshohet se kanë qenë me lëndë narkotike të llojit heroinë. Kontrolli ka vijuar edhe në banesën e 26-vjeçarit, ku Policia ka gjetur një përforcues metalik grushti dhe 12 tableta të dyshuara metadon.

-Gjithashtu, nga strukturat e DVP Tiranë janë ndaluar edhe 3 shtetas, pasi ishin shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale, konkretisht:P. N., 47 vjeç, banues në Tropojë, i shpallur në kërkim për veprën penale “Dhuna në familje”; B. F., 41 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”; N. P., 20 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim për veprën penale “Falsifikimi i monedhave”;

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret/ 43 vatra në 24 orët e fundit, 10 mbeten aktive në disa zona të vendit

12:49 / August 16, 2026

Tritol në derën e një banese në Fushë-Krujë, flakët përfshijnë edhe makinën e pronarit

11:10 / August 16, 2026

Natë tmerri! Përfshihet nga flakët hoteli në Vlorë, pushuesit hidhen nga ballkoni për të shpëtuar! 6 të lënduar, 5 dërgohen në Tiranë

10:46 / August 16, 2026

Zjarret në Shqipëri/ Reagon presidentja e KE, Von der Leyen: Presioni nga zjarret po rritet, BE-ja në gatishmëri për të ndihmuar

20:53 / August 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.