Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Sara kërkon të ndahet nga Bardhi: Po më jep ndjesi të këqija! Këngëtari: Nuk po të them që…

10:37 / February 11, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
427161651 695986309393276 1592409997710189159 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Marrëdhënia mes Bardhit dhe Sarën brenda shtëpisë së ”Big Brother VIP 3” nuk po shkon siç duhet. Pas debateve në Prime, Sara dhe Bardhi kanë diskutuar për problematikat që ata kanë, ndërsa në një moment modelja i ka thënë se “nuk dua të vazhdojmë më”.

Sara Gjordeni është i është drejtuar Bardhit duke i thënë se “heziton dhe se shpesh herë e kritikon” për debatet që ajo ka pasur me Ilnisën.

Bardhi nga ana e tij respektoi qëndrimin e Sarës, por i tha se mos ta akuzojë dhe se kur të dalin jashtë do ta kuptojë se ai ka pasur të drejtë.

Sara: Ti për mua heziton, të kam vënë re që heziton, përveç heziton, edhe ti më kritikon mua për gjithçka. Flet shumë bën shumë. Kështu jam mo vëlla.

Bardhi: Të kam thënë unë që nuk të dua kështu si je?

Sara: Jo nuk ma ke thënë.

Bardhi: Ta kam thënë që mua më pëlqen.

Sara: Nuk më ke thënë që të ndaloj, nuk më ke thënë ndonjëherë.

Bardhi: Edhe kam faj unë nëse ti flet shumë dhe del keq.

Sara: Para 15 minutash më the ta kam thënë unë, ta ka thënë Juli. Tani ma ke thënë apo jo?

Bardhi: Ta kam thënë gjithë kohës, edhe këtë javë të kam lënë me e pa që je gabim. Mos u ngut, mos u nxito…Unë ty nuk po të kuptoj, ti mua spo më kupton. Kur të dalim jashtë i sheh të gjitha

Sara: Çfarë do të thotë kjo?

Bardhi: Që je nxitua me mua për këto që thua tani.

Sara: Jo nuk jam nxituar, këto janë ndjesitë e mia.

Bardhi: Unë i respektoj maksimalisht.

Sara: Ndjesitë e mia prej ditësh që nga muhabeti me Ilnisën deri më sot janë po të njëjta. I dashur djali ti heziton.

Bardhi: Mirë, më fal.

Sara: Jo nuk është për më fal, kështu je ti. Nuk dua të të ndryshoj. Po dal keq që po të flas mos hezito, nuk dua ta bëj më këtë gjë.

Bardhi: Dil te përfundimi, çfarë do. Ti heziton, nuk do ndryshosh dhe mua nuk më pëlqen kjo te ti dhe….?

Sara: Dhe mua kjo gjë po më ndikon këtu dhe nuk dua ta vazhdoj më

Bardhi: Kë?

Sara: Këtë gjë! Është shumë e thjeshtë. Nëse është e shkruar të vazhdojë jashtë.

Bardhi: E the këtë?

Sara: Po, nëse është e shkruar të vazhdojë jashtë. Këtu brenda përveçse po më bën të ndihem keq…kam konflikte për ty gjithë kohës.

Bardhi: E ke seriozisht ti këtë?

Sara: Po, pse po e vë në pikëpyetje. Nuk dua ta vazhdoj, po më jep ndjesi të këqija.

Bardhi: Nëse nuk po të pëlqej si person, nëse të dukem person hezitues si këtu e jashtë ta pranoj. Për gjë tjetër mos diskuto. Nëse nuk do të vazhdosh të jap dorën të respektoj.

Sara: Ok.

Bardhi: Mos më akuzo.

Sara: Ato janë bindjet e mia.

Bardhi: Bindjet e tua mendoi mirë.

Sara: Me kë po flet kështu?

Bardhi: Me ty! Unë nuk po të them që më duaj me zor. Nuk po të them pëlqeji defektet e mia.

Sara: Në asnjë moment nuk po them këtë.

sara
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas ndarjes, Vanesa Sono thyen heshtjen për raportin me Indrin

16:49 / May 31, 2026

Alex Rodriguez dhe Jaclyn Cordeiro ndahen pas tre vitesh lidhje

15:00 / May 31, 2026

Miqësia që mbeti në të kaluarën? Karlie Kloss nuk pritet në dasmën e Taylor Swift

13:42 / May 31, 2026

“Ta mora kalanë”, urimi epik i Mozzik në ditën e lindjes së Lotinës

12:30 / May 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.