Vjeshta e vitit 2020 ka prodhuar dy grupe adhuruesish të modës: Ata që mezi presin të veshin xhinse dhe çizme me taka të larta, dhe ata që vendosin komoditetin të parin, duke preferuar të qëndrojnë të mbuluar dhe rehat.
Fatmirësisht, Sarah Jessica Parker ka vërtetuar se mund të kemi më të mirën nga të dy botët.
Ndërsa ne me siguri jemi kënaqur me fustanet e lirshme, aktorja dhe dizajnerja shfaqi versionin e thurur ngjyrë vjollce ndërsa ishte në New York, duke vërtetuar se trendi po vazhdon edhe në motin e freskët.
Ajo kombioni pamjen me një palë taka nga marka e saj, duke krijuar një kombinim me ngjyra tërheqëse.
Kjo është larg nga hera e parë që Parker ka demonstruar se si të vishen rrobat e rastësishme. Ajo kohët e fundit kishte veshur një palë tuta me çizme të zeza mbi gju.