Policia e Sarandës ka arrestuar një 37-vjeçar i cili akuzohet për armëmbajtje pa leje dhe për prodhim të municioneve luftarake.
Uniformat blu njoftojnë se në cilësinë e provës materiale kanë gjetur dhe sekuestruar 7 kapsolla detonatorë.
Njoftimi i policisë:
A.G., 38 vjeç, banues në fshatin Çukë, Sarandë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, pasi gjatë kontrollit në mjetin e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestuar 7 kapsolla detonatore.
