Një automjet është djegur pak pas mesnatës në fshatin Gjashtë të Sarandës. Ai ndodhej i parkuar para një dyqani në momentin kur ka marrë flakë.
Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit teksa policia ka nisur hetimet.
NJOFTIMI PARAPRAK
Më datë 27.02.2021, rreth orës 00:32, në fshatin Gjashtë, Sarandë, ka rënë zjarr dhe është djegur plotësisht mjeti tip “Benz”, në pronësi të shtetasit F. G, ku ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
