Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Sarandë/ Ishte pa rrip sigurimi dhe tentoi të korruptonte policët, pranga të riut

12:15 / April 20, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Policia sarande 1 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shtohen kontrollet nga Policia e Rrugore e Sarandës me qëllim identifikimin dhe ndalimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor.

Sipas policisë, kontrollet janë përqendruar në ndëshkimin dhe evidentimin e shkeljeve që janë rrezik potencial për aksidentet rrugore.

Kësisoj në pranga ka rënë 31-vjeçari N. M., i cili ishte duke drejtuar mjetin pa rrip sigurimi e madje, gjatë ndalimit të policisë ka munduar të korruptojë me një shumë parash këto të fundit.

Njoftimi i plotë i policisë:

Policia Rrugore e Sarandës intensifikon masat për parandalimin e aksidenteve rrugore, në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e masave të hartuar menjëherë pas analizës 3-mujore së zhvilluar me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, gjatë së cilës u lanë detyra për rritjen e forcës ndëshkuese nga ana e Policisë Rrugore, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë.

Shërbimet e Policisë Rrugore të Komisariatit të Policisë Sarandë kanë intensifikuar kontrollet në qytet dhe në rrugët nacionale, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Kontrollet janë përqendruar kryesisht në drejtim të evidentimit dhe ndëshkimit të shkeljeve që janë rrezik potencial për përfshirje në aksidente rrugore, si dhe të evidentimit dhe ndëshkimit të drejtuesve të automjeteve, që tentojnë të korruptojnë punonjësit e Policisë, me qëllim shmangien e masave administrative.

Në këtë kuadër, gjatë ditës së djeshme, Policia Rrugore e Sarandës ka vënë në pranga shtetasin N. M., 31 vjeç, banues në fshatin Berdenesh, Sarandë, pasi është konstatuar duke drejtuar automjetin, pa rrip sigurimi.

Pas ndalimit nga shërbimet e Policisë Rrugore, shtetasi N. M. ka tentuar t’i korruptojë ata, duke u ofruar një shumë parash, me qëllim shmangien e masës administrative.

Po në zbatim të planit të masave, nga Policia Rrugore e Sarandës, gjatë 24 orëve të fundit, janë vendosur 65 masa administrative, kryesisht për ndalim/pushim të mjetit në kundërshtim me sinjalistikën rrugore dhe rregullat e qarkullimit, për parakalime të gabuara dhe për mosvendosje të rripit të sigurimit.

Policia Rrugore e Sarandës falënderon drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët që respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që këto rregulla t’i zbatojnë me rigorozitet, pasi do të përballen me forcën e ligjit.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dhunohet efektivi i policisë së Krujës, autorët i zunë pritë pranë banesës

10:28 / October 7, 2026

Ministri Demo/ Duke nisur nga 2027, shpresojmë të rishikojmë pagat e logjistikën

21:19 / October 6, 2026

Vlorë/ Ndërron jetë 73-vjeçari, panelet e ngarkuara në kamion e zunë poshtë

12:49 / October 6, 2026

Apeli i GJKKO-së burgos me 110 vite grupin e mashtruesve me Call Center

13:38 / October 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.