Nga një njoftim i policisë, bëhet me dije se një polic 22 vjeçar në Policinë e Sarandës ka denoncuar një të ri të moshës 19-vjeçare, për shkak se ky i fundit e ka ofenduar dhe e ka shtyrë.
“Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë proceduan penalisht për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një funksion publik”, shtetasin A. S., 19 vjeç, banues në Sarandë, pasi ka bërë kallëzim shtetasi G. L., 22 vjeç, me detyrë punonjës policie, se 19-vjeçari e ka ofenduar me fjalë dhe e ka shtyrë me forcë gjatë ushtrimit të detyrës së tij”, deklaron policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
