Një shtetas me inicialet A. M., 55 vjeç, është arrestuar nga policia e Sarandës pasi një ditë më parë, në një banesë të marrë me qira nga ky i fundit humbi jetën punëtori, pasi i ra një tullë në kokë. Për rrjedhojë, 55-vjeçari akuzohet për “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.
Njoftimi i policisë:
“Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasin A. M., 55 vjeç, banues në Sarandë, pasi ditën e djeshme, duke punuar në ambientet e brendshme të një banese të marrë me qira nga ky shtetas, ka humbur jetën shtetasi K. C., si pasojë e dëmtimeve të marra pas rrëzimit nga muri i kësaj banese.”
