Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Sardelet parandalojnë diabetin, ja sa duhet të konsumoni çdo javë

08:52 / September 24, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
sardele1 750x500 1 675x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Yndyrnat e shëndetshme dhe diabeti kanë një lidhje pozitive domethënëse pasi rregullojnë qarkullimin e mirë të gjakut dhe largojnë inflamacionin në organizëm. E një nga burimet më të mëdha të yndyrnave të shëndetshme është peshku dhe konkretisht sardelet. Këtë e provon edhe një studim i fundit nga studiuesit spanjollë të cilët i rendisin sardelet në majën e ushqimeve për parandalimin e diabetit.

Ekspertët përzgjodhën 152 pacientë të prekur nga paradiabeti të moshave 65 vjeç e lart për të ndjekur regjimin me bazë yndyrnat e shëndetshme. Pacientët u ndanë në dy grupe që ndoqën regjime të ndryshme ku njëri prej tyre duhet të konsumonte rreth 200 gramë sardele në javë. Kjo është e barabartë me dy konserva sardelesh në javë të cilat duhet të konsumoheshin bashkë me pjesën e halave të shtyllës kurrizore.

Halat janë të pasura me vitaminë D që gjithashtu i japin një sërë vlerash organizmit. Të dhënat e këtij studimi treguan se personat të cilët i’u nën shtruan regjimit me bazë sardelet për 1 vit patën ulje të rriskut nga diabeti nga 37% në vetëm 8%. Benefitet e këtij regjimi u vunë re edhe në parametra të tjera të organizmit si përmirësimi i presionit të gjakut, triglicerideve dhe balancimi i kolesterolit në gjak. Ndërsa për të gjithë ata që nuk e ndoqën këtë regjim, pasi një viti rrisku i prekjes nga diabeti ra nga 27% në 22%.

lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=629&loc=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2Fsardelet parandalojne diabetin ja sa duhet te konsumoni cdo jave%2F&referer=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb

Çfarë këshillojnë ekspertët?
Doktoreshë Diana D.Rizzolo, autore kryesore e studimit dhe studiuese pranë Universitetit Oberta për Shkencat e Shëndetit në Katalunja shpjegon se përse mjekët duhet të fillojnë t’i rekomandojnë më shumë sardelet në regjimet ushqimore. Kjo duhet të jetë veçanërisht e rëndësishme për shëndetin e personave mbi 65 vjeç.

Përveçse janë shumë të lehta për t’u gjetur si të freskëta po ashtu edhe në formën e konservave janë një vlerë e vërtetë për organizmin. Të njejtën gjë nuk mund të themi për suplementët e gatshëm si vitaminat omega-3, vaji i peshkut apo vitamina D. Megjithëse edhe ato i dhruojnë një sërë vlerash organizmi, ekspertët nuk japin sigurinë e efektit aq sa sardelet e freskëta.AgroWeb.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Neurologu: Pagjumësia kronike, një faktor që dëmton trurin

14:29 / September 18, 2026

Tensionet te ministria e Brendshme, shoqërohet një protestues. Policia kordon jashtë godinës

11:57 / September 17, 2026

Ndriçimi i tepërt, rrezik për zemrën

11:13 / September 16, 2026

Lodhje? Rathë të zinj nën sy? Si ta kuptoni nëse është mungesë hekuri

13:33 / September 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.