Policia e shtetit bën të ditur se ka zhvilluar një operacion antidrogë gjatë natës, i cili vijon ende ku është sekuestruar një sasi e madhe heroine dhe armë zjarri. Ndërkohë bëhet e ditur se janë shoqëruar disa persona në polici, ndërsa nuk bëhen të ditur detaje të tjera.
NJOFTIMI I PLOTE
Policia e Tiranës në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, gjatë natës ka zhvilluar një tjetër operacion antidrogë
Gjatë operacionit, Policia ka sekuestruar një sasi të konsiderueshme lënde narkotike heroine armë zjarri e sende të tjera.
Policia ka shoqëruar disa persona në ambientet e Policisë
Operacioni vijon. Në përfundim të operacionit do tju dërgoj komunikatën e plotë
