Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Schmidt u bën thirrje politikanëve në Bosnje të gjejnë zgjidhje për çështjen e pronave

22:48 / April 25, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
schmidt 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Përfaqësuesi i lartë i komunitetit ndërkombëtar në Bosnje e Hercegovinë, Christian Schmidt, sërish u ka bërë thirrje politikanë lokalë që të zgjidhin mospajtimet sa i përket pronës shtetërore. Këto thirrje vijnë në kohën kur po vazhdojnë pretendimet e serbëve etnikë që këto prona i takojnë dy entiteteve të shtetit dhe jo shtetit të Bosnjës.

Republika Sërpska, entiteti serb që së bashku me Federatën boshnjake-kroate përbëjnë shtetin e Bosnjes, ka tentuar disa herë që të zbatojë Ligjin për pronën, që do t’i mundësonte transferimin e pronës së shtetit në juridiksionin e saj, pavarësisht se një veprim i tillë është cilësuar si jokushtetues.

Marrëveshja e Dejtonit, e vitit 1995, që i dha fund luftës në Bosnje, themeloi një sistem administrativ sipas të cilit, Bosnja ndahet në Republikën Sërpska dhe Federatën boshnjake-kroate, që lidhen përmes një qeverie të dobët qendrore.

Republika Sërpska ka thënë se Ligji për pronën synon të sigurojë që aseset që gjenden në territorin e këtij entiteti, përfshirë qeveritë lokale, kompanitë publike, institucionet publike dhe departamentet e tjera, t’i përkasin entitetit serb.

Por, Gjykata Kushtetuese e Bosnjes ka deklaruar se Parlamenti kombëtar duhet të miratojë një ligj për pronën, që do të ishte i vlefshëm në mbarë Bosnjen, e jo vetëm në një prej dy entiteteve.

Më 25 prill, Schmidt theksoi se vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë përfundimtare, të obligueshme dhe duhet të zbatohen, pasi Gjykata Kushtetuese e Bosnje e Hercegovinës është pjesë integrale e Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit.

“Pretendimet e serbëve etnikë se çështja e pronësisë të pronave shtetërore veçse është vendosur në Marrëveshjen e Dejtonit, nuk janë të vërteta. Kjo është një çështje që ende kërkon zgjidhje në këtë shtet. Prandaj, mesazhi është i thjesht: politikanë të Bosnjes, bëni punën tuaj”, tha Schmidt.

Politikanët serbë etnikë më 24 prill nënshkruan një deklaratë që thoshte se shteti i Bosnjes nuk ka në pronësi territor, por vetëm kufij të jashtëm, Gjykata Kushtetuese e Bosnjes dhe Zyra e Prokurorit janë jokushtetuese dhe të paligjshme dhe se Republika Sërpska do të marrë të gjitha kompetencat “që nuk janë të përcaktuara drejtpërdrejtë nga Kushtetuta e shtetit”.

Schmidt tha se ka nevojë për negociata në nivelin teknik dhe ligjor për të lëvizur përpara drejt zgjidhjeve të qëndrueshme dhe të pranueshme lidhur me mospajtimet mes shtetet dhe etnive sa i përket aseteve.

Në përgjigje të kërcënimeve të vazhdueshme nga lideri i serbëve të Bosnjes, Millorad Dodik, se Republika Sërpska do të largohet nga Bosnja nëse çështja e pronës nuk zgjidhet në favor të saj, Schmidt përsëriti se entitete nuk kanë të drejtë të shkëputen, pasi që ato ekzistojnë vetëm në bazë të Kushtetutës që është përpiluar në Marrëveshjen e Dejtonit.

“Sovraniteti dhe integriteti territorial i Bosnje e Hercegovinës nuk vihen në pikëpyetje dhe unë hedh poshtë të gjitha aktivitetet e papërgjegjshme që bëhen në këtë drejtim”, tha Schmidt. Ai shtoi se nuk mund të vendosen kufij e as pengesa brenda Bosnjes dhe se çdo kufizim i lirisë së lëvizjes është i papranueshëm.

bosnje christian schmidt Politikanet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.