Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

“S’duhet të shkelë fare në këtë sallë”, Balla i përgjigjet Balliut për projektligjin e Gardës së Republikës: Ju jeni fiks rasti kur s’dini se ç’kërkoni

10:46 / April 16, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 1293
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Demokrati Klevis Balliu dhe socialisti Taulant Balla e kanë nisur me debat këtë seancë plenare.

Kjo pas kërkesës së kreut të grupit të PS, Taulant Balla, për shtyrjen në seancën e radhës të projektligjit për Gardën e Republikës.  Balliu tha se kjo çështje nuk duhet të vijë fare në Kuvend, pasi sipas tij po bëhet në mënyrë që Edi Rama të emërojë “njeriun e vet”, pretendime që u hodhën poshtë Nga Balla.

“Sa i përket ndryshimeve për çështjen e projektligjit për Gardën, që është kostum që po i përgatitet një njeriut që kryeministri do ta bëjë shef të gardës, një projektligj që nuk duhet të shkelë fare në këtë sallë…”, tha Balliu.

“Unë nuk e kuptova se si të kërkosh në komisione më shumë kohë edhe për t’u përgatitur për debatet, dhe pastaj të vish këtu të thuash ndryshe, megjithatë kjo është ajo shembulli tipik i rastit kur nuk dinë çfarë kërkojnë. Megjithatë, në rastin në fjalë, në cilësinë e kryetarit të grupit parlamentar, kam kërkuar shtyrjen për seancën pasardhëse, nuk është aspak e vërtetë ajo që u tha këtu.

Garda e Republikës është një institucion elitë në grupin e institucioneve të sigurisë në vend, punonjësit e Gardës së Republikës meritojnë respekt, e vërteta është që gjithmonë duhet t’i ofrojmë mbështetjen tonë Gardës së Republikës, e cila bën një detyrë të rëndësishme, dhe ndërkohë çdo lloj akuze apo insinuate dhe çdo lloj shpifje ndaj Gardës së Republikës është e ulët, Garda e Republikës i shërben autoriteteve të shtetit pavarësisht nëse je sot qeveri, apo je sot në opozitë. Kështu që, zoti kryetar i Kuvendit, i qëndroj propozimit tim, ka qenë një propozim edhe nga kolegë deputetë të opozitës në komisione, dhe është një praktikë pune për shkak se kemi shumë çështje të tjera, kjo çështje të kalojë për shqyrtim në seancën e datës 23”, tha Balla.

klevis balliut kuvend përgjigjet Taulant Balla
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

16:28 / July 17, 2026

Mazniku: Harta e re territoriale pritet të miratohet në tetor/ Ulet numri i bashkive/ Tirana me Status të veçantë

15:52 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.