Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero ka postuar foto me qytetarët që janë shqëruar nga koronavirusi teksa vijon thirrjen e tij për qytetarët për të qëndruar në shtëpi për të mos rënë në kontakt me virusin. Së bashku thotë ai do e fitojmë këtë betejë duke thënë se pavionet e spitalit infektiv njëri pas tjetrit po hyjnë në betejë.
POSTIMI I MJEKUT PIPERO
Si ne nje beteje te vertete, por kete radhe me nje armik te pa dukshem dhe shume vrastar, shume tinzar dhe ende te pa njohur mire nga shkenca mjekesore, pavjonet e spitalit infektiv njeri pas tjetrit po hyjne ne beteje. Keta mjeke e infermiere jane nje pjese e ekipit te talentuar, puneshume e fjalepak, te perkushtuar deri ne fund per ta fituar betejen me covid 19. Ne sot kemi ne spital 72 paciente, secili me probleme nga te lehta deri shume te renda shendetesore, por kemi edhe 17 te sheruar, edhe pse ju duhet ende te qendrojne ne shtepi. Ne jemi ne detyre, per t’ju sherbyer juve, Ju te dashur qytetare qendroni ne shtepi per te mos rene ne kontakt me virusin. Se bashku do e fitojme kete beteje, se lufta vazhdon. Ne bluzat e bardha e kemi gjithe jeten sfide,gjithe jeten lufte me agjentet mikrobike, bacterie apo viruse qofshin ato, sikunder eshte dhe Covid 19. Se bashku ja dalim, se bashku do fitojme!