TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

Beleri dhe Memolla, drejtësia me dy standarde? Rama: S’ka krahasim, në qeli edhe kryetar për seks oral

22:45 / December 6, 2023

“Tentoi të bënte seks me motrën”, Halilaj tregon historinë e Pedro Lopezit që vrau 350 femra

22:38 / December 6, 2023

Internet më të ngadaltë gjatë festave? Përgjegjëse janë dritat e Krishtlindjeve

22:33 / December 6, 2023

Gazetarja zbulon detaje nga sjelljet e Naimit pas ekzekutimit të Liridonës: Tejet gjakftohtë, sikur s’kishte bërë asgjë

22:28 / December 6, 2023

Importi i makinave koreane, rekord historik në Shqipëri

22:21 / December 6, 2023
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook X (Twitter) Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Kronikë

‘Se bën vaki dhe të merr koka erë se ke çunin për të rritur’/ Kërcënimet që babë e bir i bën dëshmitarit

15:32 / September 11, 20204 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Ndryshe nga Shkëlzeni, dëshmitari nuk e ka përjetuar aspak mirë krimin e ndodhur në sy të tij. Ai është shfaqur i shqetësuar, kanë pirë një kafe për të mbledhur veten, por e ka pasur të pamundur. Por sikur kjo të mos mjaftonte, ai është përballur edhe më kërcënimet që Shkëlzei dhe Faikut i kanë bërë që të mos tregonte asgjë përndryshe do e pësonte te familja e tij. Për Faikun, Eglantina e kishte pak vrasjen. Sipas tij, ajo e kishte pak edhe që të varej me litar në mes të sheshit “Skëndërbej”.

“Pas disa minutash Shkëlzeni ka vajtur sërish te mjeti pa qesen, të cilën ai e mori me vete kur ka zbritur. Ka hipur përsëri në drejtim të mjetit dhe janë kthyer në drejtimin për në kthim. Te një lokal përballë repartit ushtarak të Qafë Mollës, lokal i cili njihet me emrin “Lokali i Liries”, Shkëlzeni ka ndaluar mjetin dhe ka hyrë brenda për të blerë cigare, ndërsa ai dëshmitari ka zbritur dhe ka shpëlarë sytë pasi nuk ndihej mirë. Pasi Shkëlzeni ka blerë cigaret, kanë hipur në mjet, ku në këtë moment ai dëshmitari ka hipur në sediljen e parë të pasagjerit. Kanë vazhduar rrugën dhe kanë ndaluar në një lavazh në Porcelan, ku Shkëlzeni futi makinën për të larë dhe kanë pirë kafe ngjitur me lavazhin. Gjatë rrugës në kthim ai dëshmitari nuk ka bërë asnjë lloj bisede me Shkëlzenin, për shkak të frikës që ka pasur edhe për veten e tij”, thuhet në dosje.

Pasi kanë larë automjetin dhe kanë pirë kafe, Shkëlzeni është drejtuar për te Pazari i Ri, ku ka ndaluar makinën anash me dyqanin e tij dhe ka takuar babanë e tij, Faikun. Ka biseduar me babanë dhe më pas Faiku ka vajtur tek automjeti dhe i ka kërkuar të zbresë dhe të zbresë dhe të shkonte te dyqani i tyre të pinte kafe. Ka shkuar brenda në dyqanin e fruta-perimeve dhe kanë qenë të tre, Faiku dhe Shkëlzeni, i cili i ka porositur kafet te lokali përballë.

Kur kanë qenë duke pirë kafe, Shkëlzeni i ka thënë dëshmitarët fjalët: “Këtë që pe sot fshije nga kujtesa, kur iku një mos të bëhen dy, se ke familje”. Në këtë moment ka ndërhyrë babai i tij Faiku, i cili i është drejtuar dëshmitarit me fjalët: “Se bën vaki dhe të merr koka erë se ke çunin për të rritur”. Gjatë kësaj kohe që ata kanë qëndruar së bashku rreth 30 minuta në dyqanin e tyre, Shkëlzeni me Faikun kanë vazhduar duke i bërë presion për të dhe familjen, deri sa ai në një moment u ka thënë: “Rrini të qetë se nga unë nuk del asnjë lloj fjale”, pasi Faiku disa herë e ka përsëritur shprehjen: “Ajo siç e kishte kokën ashtu e pësoi, se jo këtë që e kishte hak, por edhe ta varje te “Skënderbeu” në mes të sheshit e kishte pak”. Në momentin që dëshmitari është çuar dhe ka dalë nga dyqani, Faiku i i është drejtuar me fjalët: “Vëri gishtin kokës”. Më pas ai është çuar nga dyqani i tyre, ka marrë makinën e tij dhe është nisur në drejtim të Laknasit për të marrë bashkëshorten e tij, ku gjatë rrugës rreth 50 metra sa ka kaluar shkollën e Domjes, duke qenë i tronditur nga ngjarja, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Më pas këtë automjet e ka shitur pas disa muajsh në një servis në Laknas. Po kështu ai është takuar thuajse çdo ditë për arsye të punës me Shkëlzenin dhe sa herë ai (Shkëlzeni) e shikonte të tronditur, i thoshte: “Mblidh mendjen dhe mos e mbaj mendjen atje”, thuhet në dosje.  

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Beleri rrezikon integrimin, Rama: Greqia e ka gabim, nuk tërhiqem

22:06 / December 6, 2023

Basha takon presidentin e Institutit Republikan: Korrupsioni, problem për vendin

21:20 / December 6, 2023

Interpoli lëshon urdhër-arresti për Milan Radoiçiç

21:10 / December 6, 2023

Po nëse do jepte “autorizim Kuvendi” do paraqitej Berisha në Gjykatë e Prokurori? Spartak Braho nxjerr dokumentet: Po në vitin 1998 pse nuk u paraqit?

20:40 / December 6, 2023
Add A Comment

Leave A Reply Cancel Reply

LABRISA - Boutique Hotel
Tirana News Tirana News
Favela Beach Bar
Favela Beach Bar
GLOBAL SECURITY
Raporto Tani
Kryesoret

Beleri rrezikon integrimin, Rama: Greqia e ka gabim, nuk tërhiqem

22:06 / December 6, 2023

Basha takon presidentin e Institutit Republikan: Korrupsioni, problem për vendin

21:20 / December 6, 2023

Interpoli lëshon urdhër-arresti për Milan Radoiçiç

21:10 / December 6, 2023

Po nëse do jepte “autorizim Kuvendi” do paraqitej Berisha në Gjykatë e Prokurori? Spartak Braho nxjerr dokumentet: Po në vitin 1998 pse nuk u paraqit?

20:40 / December 6, 2023
Raporto Tani
Te fundit

Beleri dhe Memolla, drejtësia me dy standarde? Rama: S’ka krahasim, në qeli edhe kryetar për seks oral

22:45 / December 6, 2023

“Tentoi të bënte seks me motrën”, Halilaj tregon historinë e Pedro Lopezit që vrau 350 femra

22:38 / December 6, 2023

Internet më të ngadaltë gjatë festave? Përgjegjëse janë dritat e Krishtlindjeve

22:33 / December 6, 2023
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2023 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.