Marina Vjollca feston sot ditëlindjen e saj të 29-të, ku sigurisht urimi më i veçantë ishte i bashkëshortit, Getoarit. Por edhe motra e saj Luana, nuk mbetet pas në një urim plot ngjyra, nostalgji, shoqëruar me foto që në fëmijërinë e tyre e deri më sot.
Teksa e nis urimin me një video të të dyjave ku puthin njëra tjetrën, Luana shkruan: “Gëzuar ditëlindjen gjysma ime. Dashuria ime e përjetshme!!! @marina_vjollca Ti e di që pa ty s’do isha asgjë”.
Dhe përgjigja e ëmbël e Marinës: “Faleminderit shumë dashuria ime! Unë s’do isha asgjë pa ty, më përmbush”
Por urimi nuk ngeli me kaq. Me një kolazh fotosh në instastory Luana kujton fëmijërinë me të motrën, dhe më pas momentet e tyre duke e shprehur më së miri vetë, se kur vjen fjala tek motrat 1+1=1. Gëzuar ditëlindjen Marina!





