Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Së shpejti kënga e re për Adem Jasharin/ Vajza nga Macukulli këndon prej 30 vitesh në skenat e Maqedonisë së Veriut

21:05 / November 21, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
78432767 2583579145064564 7347974137559646208 n2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Merjeme Kurti, dikur vajza e ndrojtur nga Macukulli i Matit prej 30 vitesh këndon në skenat e Maqedonisë së Veriut, madje spikat me profesionalizmin dhe shpirtin e saj artistik. Teksa flet për tirananews.al, ajo thotë me “mburrje” se: “Origjina ime është nga fshati më i bukur, një fshat malorë, Macukulli i rrethit të Matit. Aty nisën hapat e para të muzikës, në shkollë fillore dhe 8-vjeçare. Talentin tim e zbuloi mësuesja ime e muzikës Tana Sula. Kam nostalgji kur kujtoj ato vite aq të bukura. Kënga ime e parë që u vlerësua gjatë përgatitjeve për Festivalit e Gjirokastrës, në Burrel, ishte kënga për fshatin tim. Ja një frazë e saj: “Në baçen shqiptare/ Lulja çel e bukur/ Trandafil pranvere/ Je ti o Macukull/”. Besoj se kjo këngë do të jetë në arkivat e pasur të muzikës shqiptare.

Pas mbarimit të shkollës së mesme në shkollën “26 Korriku” Bruç Merjeme Kurti studio për kanto. Emigrimi në vendin fqinj ka bërë që këngëtarja e talentuar e muzikës popullore të bashkëpunojë ngushtësisht me artistë të kësaj muzike në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut. Ajo nuk nguron të përmendë artistët Rifat Maxhuni, Milaim Islami, Senka Nuhiu, Gjovalin Dushaj, Shefqet Merra, etj dhe kompozitorë të talentuar, si Nexhat Mujovi (Virusi), Ardian Kastrati, Behar Neli, Fatos Canolli e shumë e shumë të tjerë.

386879382 6593140177461306 4763244470121096590 n

“Kam rrokur tema të ndryshme, shprehet Kurti. Kam kënduar këngë lirike, patriotike dhe deri te baladat, këngë kurbeti, parodi, etj. Publiku i ka pëlqyer këngët e mija dhe kjo më ka motivuar të punoj më shumë. Adhuruesit më kanë nxitur të jem ende në skenë, t’i japë ende folklorit shqiptarë”, thotë këngëtarja nga Macukulli i largët. Ajo ka kënduar në skena të ndryshme të Europës dhe është duatrokitur jo vetëm nga shqiptarët.

Këngëtarja shprehet se ka disa projekte në të ardhmen, por veçon përgatitjen e një kënge për legjendarin Adem Jashari, duke e titulluar atë: “Veç ditëlindje ke legjendar”. Tekstin e kësaj kënga e ka shkruar Gjovalin Dushaj dhe okestrimi u është besuar Driton Fazliut e Muhamet Selimit në Kosovë. Kjo këngë do të promovohet me 28 Nëntor.

370200897 1698469533995425 3395422159168813537 n

Merjeme Kurti ndjehet e kompletuar në Tetovë, me bashkëshortin dhe një vajzë që i japin energji, mbështetje dhe suport të vazhdueshëm në rrugën e saj të bukur të muzikës.

30 vite MV adem jashari merjeme kurti
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Stine flet ‘pa doreza’: “Nuk e di nëse do marr më pjesë në festivale!”

22:58 / July 16, 2025

Paqe mes Wanda Narës dhe Icardit, çfarë marrëveshje arriti modelja me ish-kapitenin e Interit

22:34 / July 16, 2025

Arbana Osmani flet për ndërhyrjet estetike

17:36 / July 16, 2025

Modelet takime speciale në burgje me të fortët

14:08 / July 16, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.