Vetëm 5 deputetë të opozitës parlamentare votuan kundër ose abstenim për ndryshimet në qeveri që u miratuan ditën e sotme në një sesion të jashtëzakonshëm.
Adriatik Alimadhi dhe Zef Shtjefni ishin për të katër dekretet kundër, kurse Alban Zeneli ishte abstenim për të gjitha.
Nga ana tjetër Kujtim Gjuzi ishte pro shkarkimit të Ramës si ministër i Jashtëm, dhe pro emërimit të Niko Peleshit si Ministër i Mbrojtjes, por ishte kundër si shkarkimit të Olta Xhaçkës nga ministre e Mbrojtjes si dhe emërimit të saj si ministre e Jashtme.
Korab Lita ishte kundër dy emërimeve të reja, Olta Xhaçkës si ministre e Jashtme dhe Niko Peleshit si ministër i Mbrojtjes teksa votoi pro shkarkimit të Ramës e Xhaçkës.
