Vijon saga e shtyrjeve të seancës ndaj Arbër Papelekajt, i cili akuzohet për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në qytetin e Elbasanit, pak ditë para zgjedhjeve të prillit të vitit të kaluar. Shkak u bë avokati i Emiljano Prengës, i cili nuk ka njoftuar mungesën në seancë.
Gjykata vendosi që seanca e radhës të mbahet në datën 6 dhjetor, në orën 10:00, që përkon edhe me Samitin e Bashkimit Evropian me Ballkanin Perëndimor që do të mbahet në kryeqytetin shqiptar.
Në lidhje me shtyrjen e seancës ka folur edhe Marash Martinaj, avokati i Arbër Paplekajt, i cili iu përgjigj interesit të mediave sa i përket transferimit të çështjes në Tiranë, ndërsa nuk ka kursyer as batutat me ta.
Vrasja në Elbasan, që ndodhi pak ditë para zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2021, shkaktoi reagime të shumta dhe akuza të ndërsjella nga ana e politikës.
