Kuvendi është “pushtuar” nga kaosi prej shumë javësh, me PD-në e Sali Berishës që ka paralajmëruar përshkallëzim të aksionit të saj, por që mazhoranca nuk është zmbrapsur.
Në seancën e 14 dhjetorit, pra këtë të enjte është parashikuar që të kalohen ndryshimet për rregullohen e Kuvendit që ashpërson masat për deputet që shkelin rregullat si edhe marrëveshja me Italinë për emigrantët.
Rama ka kërkuar që të jenë prezentë të gjithë deputetët e PS . Nga ana tjetër, kreu i qeverisë ka folur në mbledhjen e grupit edhe për drejtësinë duke e nënvizuar se Parlamenti është pushteti që duhet të kontrollojë çdo pushtet tjetër.
