Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Ëngjëll Agaçi është paraqitur këtë të premte në Prokurorinë e Posaçme (SPAK).
Ende nuk dihen arsyet e paraqitjes së tij në ambientet e kësaj strukture.
Pyetur nga mediat, SPAK nuk ka pranuar të japë informacion mbi këtë çështje, duke u shprehur se nuk ka informacion për të ndarë.
Agaçi është akuzuar nga opozita si i përfshirë në aferën e Inceneratorëve, ndërsa është thirrur si dëshmitar edhe në komisionin hetimor parlamentar të ngritur për këtë çështje.
