Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane në afërsi të brigjeve të San Cataldos në shtetin fqinj. Ndërkohë u bllokua dhe një gomone me 400 kg marijuanë, me një vlerë prej rreth 4 milionë euro, bëjnë të ditur autoritetet italiane.
Trafikantët ishin pikasur dhe po ndiqeshin nga policia, por kanë tentuar të largohen duke shtuar shpejtësinë e mjetit lundrues.
Gomonia 6 metra e gjatë, u dërgua në portin e Otrantos dhe iu nënshtrua konfiskimit, ndërsa dy shqiptaret u vunë ne pranga. Që nga fillimi i vitit, rreth tre ton drogë janë konfiskuar dhe ne pranga janë vënë 70 persona.