Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Sekuestrohet 800 gram kokainë, dy në pranga. Njëri ishte në kërkim për…

10:59 / January 26, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia tiranes6 933x445 770x367 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona si dhe ka sekuestruar një sasi prej 800 gramë kokainë. Njëri prej tyre ishte person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, në kërkim për vrasje me paramendim mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.

Bëhet fjalë për një 35-vjeçar, B.S, i cili me anë të lidhjeve të tij shoqërore siguronte sasi të mëdha lënde narkotike të llojit kokaine, të cilën ia jepte më pas shtetasit A. A., që ta shiste në doza të vogla, te klientë të ndryshëm në qytetin e Tiranës, me sasi nga 100 gramë deri në 1 kg, kundrejt vlerës 45 euro për gram.

Në vendin e quajtur “21 Dhjetori”, gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj këtyre shtetasve, u gjet një sasi me rreth 800 gramë lëndë narkotike kokainë, e cila u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku 1 aparat celular dhe një automjet që autorët e përdornin për shpërndarjen e lëndës narkotike.

NJOFTIMI I PLOTE

Finalizohet operacioni policor i koduar “Klienti”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Sekuestrohen rreth 800 gramë kokainë, 1 automjet dhe 1 aparat celular.

Vihen në pranga 2 shtetas, posedues dhe shpërndarës të lëndës narkotike.

Njëri nga të arrestuarit, person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasja me paramendim” mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të punës së pandërprerë për kapjen e personave që qarkullojnë me lëndë narkotike apo merren me shpërndarjen e tyre dhe të personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore që janë shpallur në kërkim, pas një pune hetimore disamujore, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Klienti”. Si rezultat u bë arrestimin në flagrancë i shtetasve:

•B. S.(Z)., 35 vjeç, i shpallur në kërkim për llogari të DVP Dibër, për veprat penale “Vrasja me paramendim” mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.

•A. A., 33 vjeç, banues në Tiranë.

Shtetasi B. S.(Z)., me anë të lidhjeve të tij shoqërore siguronte sasi të mëdha lënde narkotike të llojit kokaine, të cilën ia jepte më pas shtetasit A. A., që ta shiste në doza të vogla, te klientë të ndryshëm në qytetin e Tiranës, me sasi nga 100 gramë deri në 1 kg, kundrejt vlerës 45 euro për gram.

Në vendin e quajtur “21 Dhjetori”, gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj këtyre shtetasve, u gjet një sasi me rreth 800 gramë lëndë narkotike kokainë, e cila u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku 1 aparat celular dhe një automjet që autorët e përdornin për shpërndarjen e lëndës narkotike.

Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama ndan pamjet nga pritja në Pallatin Elysee, mirëpritet nga Macron dhe bashkëshortja e tij

22:24 / November 10, 2026

Rruga Tiranë-Durrës, Karakaçi: Hapet në dy muajt e parë të vitit 2027, zgjerimi do shkojë deri te Ura e Dajlanit

21:00 / November 10, 2026

Ekzekutohet shqiptari 39-vjeçar në Spanjë, u qëllua për vdekje në tarracën e lokalit

20:01 / November 10, 2026

“Protestat në Tiranë si një tenxhere ku zien gjithçka, nga Irani te opozita”, Rama në Forumin e Paqes në Paris: Synojmë mbylljen e negociatave me BE-në në 2027

19:21 / November 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.