Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Sekuestrohet drogë e municione, kush janë 4 të arrestuarit gjatë operacionit “Ullishtja” në Shkodër (Emrat)

14:54 / August 28, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia shkoder 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Finalizohet operacioni policor i koduar “Ullishtja”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, ndërsa në pranga ranë në pranga 4 persona.

Burime zyrtare bënë me dije se janë sekuestruar 35 kilogramë lëndë narkotike kannabis sativa dhe municion luftarak.

NJOFTIMI I POLICISE

-Në kuadër të Operaciont nga Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Shkodër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Aleksander Makaj, 51 vjeç, banues në Fshatin Mosel, Reç, Njësia Administrative Shkrel, Bashkia Malësi e Madhe, pasi gjatë kontrollit në afërsi të banesës së tij janë gjetur të kultivuara bimë narkotike si dhe në afërsi të banesës së këtij shtetasi janë gjetur dhe sekuestruar edhe 30 kilogramë cannabis sativa dhe një sasi fishekësh luftarak.

-Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Zef Ndrekolli, 60 vjeç, banues në fshatin Naraç, Bashkia Vau i Dejës, pasi në ullishten e tij u konstatuan të kultivuara një numër i konsiderueshëm bimësh narkotike cannabis sativa.

-Po në kuadër të operacionit nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve Zef Dodani, 28 vjeç dhe Gjelosh Ndrekolli, 35 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tyre, në fshatin Gimaj, Njësia Administrative Shalë, Policia gjeti dhe sekuestroi 5 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa. Gjithashtu po në fshatin “Gimaj” Njësia Administrative Shalë, Bashkia Shkodër, në vendin e quajtur pylli poshtë “Majës së Boshit”, u konstatuan të kultivuara një numër i konsiderueshëm bimësh narkotike, ku dyshohet se këta shtetas janë autorë të kultivimit të tyre.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Shkodër Ullishtja
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Daily Mail”: Tirana dhe Durrësi vlerësohen për historinë, atmosferën dhe çmimet e ulëta

09:35 / July 21, 2026

Kishte kultivuar bimë narkotike në mes të kanioneve në fshatin Progonat të Tepelenës, arrestohet në vendngjarje 57-vjeçari

09:25 / July 21, 2026

Lungomare 4 në Vlorë, drejt përfundimit punimet për shëtitoren më të gjatë në Mesdhe

09:15 / July 21, 2026

Spanja rikthehet në Madrid si kampione e botës

21:49 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.