Ndërkohë që nuk shkoi në selinë e Presidencës për të takuar kreun e shtetit, Edi Rama ka reaguar në Twitter, duke i quajtur zhvillimet e sotme në institucionin e kreut të shtetit karnevale politike.
“Zyrtare sot: Selia e opozitës rrugore është Presidenca e Republikës dhe udhëheqësi i katër galaktikëve të shtabit të revolucionit imagjinar për të mbrojtur me dhunë republikën e votën e popullit nga vetë populli, është vetë ai, Salvator Haxhi Qametaj. Çfarë karnevalesh politike”, shkruan Rama në Twitter.
