Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Selin Bollati zbulon dhuratën më të shtrenjtë nga Gimbo, tregon detajet nga bashkëjetesa pas BBVIP 5

18:20 / September 7, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
selin bollati
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Fituesja e Big Brother VIP 5, Selin Bollati, ka ndarë shumë detaje nga jeta e saj pas reality show-t.

E ftuar në një intervistë ekskluzive në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, Selin ka folur edhe për marrëdhënien e saj me Gimbon.

Fituesja e Big Brother VIP 5 ka treguar edhe dhuratën më të shtrenjtë që ka marrë nga Gimbo pas daljes nga shtëpia, ku mes 24 dhuratave që ish-banori i kishte bërë për 24-vjetorin e saj, ishte edhe një makinë e re.

“Gimbo, kam shumë ankesa, por nuk është ky vendi për t’i thënë. Jam shumë krenare dhe kam qenë një suport shumë i madh për Gimbon gjatë sezonit veror. Unë doja pushime, por nuk ka qenë ky rasti. Jam ndjerë shumë mirë që ka qenë shumë i suksesshëm për të si sezon. Dhurata më e shtrenjtë, dëgjo, se kur flas për dhurata më vijnë gjithmonë gjërat jo materiale, por shpirtërore. Gimbo është dorëlëshuar dhe zemërgjerë.

Unë nuk jam natyrë që festoj ditëlindje, por një nga dhuratat më të mëdha kanë qenë 24 dhuratat për 24 vitet që mbushja. Më e shtrenjta ka qenë një makinë e re. Nuk doja të ekspozoja gjë në Instagram. Jam shumë e kujdesshme, edhe pse njerëzit janë shumë kuriozë se çfarë po bëjmë. Më vjen keq sa herë dëgjoj llafe lart e poshtë që nuk kanë të ndalur. Të qenurit VIP ka koston e vet. Kam dëgjuar që jam bërë mendjemadhe, arrogante, nuk na flitet, jo. Jeta nuk ka ndryshuar”, u shpreh Selin.

Selin ka treguar se ka nisur bashkëjetesën me Gimbon dhe për të shprehet se është një djalë me zemër të madhe dhe shumë familjar.

“Jam e dashuruar, këtë e kam kuptuar më shumë pas Big Brother. Gimbo është një djalë me zemër të madhe, është shumë i kujdesshëm. Unë marr shumë mesazhe në ditë, herë-herë nga njerëz që thonë: “Ti je me fat për atë djalë.” Është shumë herë më i mirë se unë. Partneri është një bekim i madh. Jam me fat për marrëdhënien tonë. E plotëson pazëllin e idesë që unë kam pasur për partnerin tim. Thashë që nuk e doja DJ, por nuk doli keq. Gimbo është shumë familjar. Ne kemi nisur bashkëjetesën, Gimbo na gatuan”, tha Selin.

bashkejetesa BBVA5 dhurate Dj Gimbo selin bollati
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Babai nuk më flet”, konkurrentja në “Për’puthen” zbulon që ka një djalë 14-vjeçar

22:00 / October 12, 2026

Fitoi betejën me sëmundjen e rëndë, Antigona Ramosaj flet për herë të parë në “Live me Luizin”: Falënderoj Albërien që më qëndroi pranë

22:17 / October 9, 2026

Ministri i Kulturës, Gonxhja: Se shpejti nisim punimet për restaurimin e shtëpisë së Faik Konicës

21:19 / October 9, 2026

U shfaq në videot me Adrian Hilën, reagon për herë të parë Monika Lubonja: Mos më gjykoni për besimin që i dhashë një njeriu të pabesë

20:59 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.