Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Sëmundjet e shëndetit mendor, shqiptarët të parët në rajon

08:30 / January 16, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
a5204e5c c205 4721 8b44 bbf0c5175786 0
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sëmundjet e shëndetit mendor janë një sfidë që po prek të gjithë globin, madje në vendet e zhvilluara, ato janë më të përhapura. Ndër të tjera, sëmundjet e shëndetit mendor ndikojnë direkt tek produktiviteti në punë i popullatës, si dhe me shpenzime ekstra për mbështetjen sociale që i jepet kategorisë së prekur.

Ky grup sëmundjesh, përveç vështirësisë dhe kujdesit që duhet për rikuperim, shoqërohet edhe me stigmatizimin dhe diskriminim të të sëmurëve dhe kjo, për arsye të parë për moskurimin dhe trajtimin në mënyrën e duhur të tyre. Në Shqipëri, ankthi është sëmundja më e përhapur, me 3.56% të popullsisë së prekur.  Së bashku me Malin e Zi mbajnë vendin e parë për përhapjen e sëmundjes në rajon. Në vend të dytë me përqindjen më të lartë janë të sëmurët me depresio, të cilët përbëjnë rreth 2.45% të totalit të popullsisë së prekur. Të varurit nga alkooli janë rreth 1.67% e popullsisë, çrregullimet bipolare rreth 0.67%, të varurit nga droga 0.66%, të prekurit nga skizofrenia rreth 0.23% e popullsisë dhe të prekurit nga çrregullimet në të ngrenë janë rreth 0.11%. Në total, rreth 13.8% e popullsisë është e prekur nga sëmundje të shëndetit mendor.

Për sa i përket ankthit, ai është më i përhapur në vendet e zhvilluara si: Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 6%, apo në vendet e Europës Perëndimore dhe Veriore, ku të prekurit me ankth përbëjnë nga 5-6% të popullatës. Në nivel global, të prekurit nga ankthi përbëjnë 3.86% të popullsisë, depresioni 3.77%, varësia nga alkooli dhe droga përbëjnë përkatësisht 1.37 dhe 0.85% të njerëzve.

Sipas të dhënave të fundit të ekspertëve të Komisionit Lancet, çrregullimet mendore janë në rritje në nivel global (rritja gjatë 25 viteve të fundit është quajtur “dramatike”) dhe do t’i kushtojë ekonomisë deri në 16 trilionë dollarë nga viti 2010 deri në 2030 në mungesë të adresimit të problemit. Sëmundjet e shëndetit mendor kanë kosto direkte mjekësore, duke përfshirë barnat dhe terapitë, si dhe kostot indirekte (produktivitetin e humbur, ditët e humbura të punës për shkak të sëmundjes, shpenzimet për mirëqenie sociale, arsim, etj).

Në nivel shoqëror, izolimi dhe vetmia që njerëzit me probleme të shëndetit mendor përballen kanë efekte dramatike, si në rastin e njerëzve që vuajnë nga sëmundje të rënda të tilla si skizofrenia dhe çrregullime bipolare. Mosha e vdekjes, për shumë pacientë të rëndë, është edhe më herët se 20 vjet/Monitor

Semundje te shendetit mendor

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me 12 vite burg për biznesmenin Francesco Becchetti

20:19 / November 17, 2026

Homazhe për oficerin që vdiq në aksident/ Ermal Lulaj, babai i tre fëmijëve, përcillet për në banesën e fundit

11:27 / November 17, 2026

Dëmet pas protestave në Tiranë, Drejtoria e Tatimeve: Vijon procesi i aplikimit nga bizneset e prekura në platformën “Dëmi im”

20:00 / November 16, 2026

Aksident me vdekje në autostradën Fier-Vlorë, humb jetën Shefi i Krimeve të Rënda

19:40 / November 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.