Sllovenia dhe Serbia nuk shkuan më shumë se një barazim 1-1, në duelin e vlefshëm për grupin C në Euro 2024. Zan Karnicnik kaloi sllovenët në avantazh në minutën e 69-të me një aksion fantastik, ndërkohë që Luka Jovic do të barazonte në sekondat e fundit.
29-vjeçari slloven finalizoi një aksion të nisur nga rikuperimi dhe inkursioni i tij, ndërkohë që baraspesha u vendos nga goli me kokë i sulmuesit të Milanit. Me këtë barazim, Kombëtarja sllovene numëron 2 pikë, duke lënë pas Serbinë.
Serbia tentoi të reagojë duke bërë edhe disa ndryshime në formacion dhe goli i barazimit u realizua në minutën e fundit të shtesës.
Pas kësaj ndeshje, Anglia vijon të mbajë vendin e parë në grup me 3 pikë, Sllovenia e dyta me 2 pikë, ndërsa Serbia dhe Danimarka kanë nga një pikë.
