Një numër i lartë ushtarësh serbë të brigadës së parë të ushtrisë serbe kanë rezultuar të prekur nga koronavirusi.
Lajmin e ka bërë me djije presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç. Ai tha se këta ushtarë kryen karantinën në Moroviç dhe Paliq.
“Kemi shumë ditë të vështira përpara dhe shumë nuk janë të vetëdijshëm për këtë. Nuk është faji i tyre që ata e gjetën veten në pikën qendrore, por ne i kemi pasur të gjitha pasojat fatale të atyre që erdhën nga Milano e Lugano”, tha Vuçiç.
