Pavarësisht rrethanave, Bill Cosby thotë se koha që po kalon në burg është një eksperiencë e mahnitshme.
Kështu ka thënë për mediat avokati i tij Andrew Wyat raporton CNN.
Një sekondë, seriozisht?!, e pyet i habitur një nga gazetarët. “Po, ai përdori termin ekzperiencë e mahnitshme”, tha avokati.
Intervista e avokatit sjell detaje të reja nga burgu publik në Philadelphia ku ndodhet aktori prej dy javësh. Cosby u vu në qendër të akuzave për ngacmime seksuale të femrave, të cilat i ka droguar dhe ka abuzuar në incidente të ngjashme gjatë gjithë karrierës së tij. Në shtator u dha pretenca që ai mundt ë dënohej nga 3 deri në 10 vite burg për ngacmim ndaj Andrea Constand në shtëpinë e tij në 2004. Avokati i tij thotë se e shoqja nuk e ka vizituar ende
