Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Sërish lëkundje tërmeti në Bulqizë, ja sa ishte magnituda

12:45 / October 29, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
termet 752x440 1 750x375 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një tjetër lëkundje tërmeti ka tronditur Bulqizën mesditën e sotme. Sipas EMSC, tërmeti ishte me magnitudë 3.7 të shkallës Rihter dhe thellësia ishte vetëm 2 km. Lëkundjet u ndjenë 58 km në verilindje të qytetit të Tiranës, si dhe 14 km në veriperëndim të Maqedonisë së Veriut.

termeti 1

Mëngjesin e sotëm, Bulqiza u trondit nga lëkundje tërmeti, më e forta me magnitudë 4.7 që shkaktuan dëmtime në disa shtëpi.

Punonjës të njësisë administrative Shupenzë, në një deklaratë raportuan se deri më tani janë lajmëruar për dëmtimin e 4 shtëpive, kryesisht ne fshatrat Homesh, Shtushaj, Kovashic, ndërsa kanë nisur punën në terren për verifikimin e shkallës së dëmtimeve.

“Pranë njësisë administrative Shupenzë sot erdhën 4 lajmërime që ka dëmtime të lehta ose të rënda në 4 shtëpi të ndryshme në 4 fshatra të ndryshme. Sot bashkë me administratorin dhe dy shoqet e grupit tonë po dalim për verifikim për të parë dëmtimet. Do të shkojmë në të 4 shtëpitë për të parë gjendjet, pastaj do të parashtrojmë mendimet tona dhe do të shikojmë për ndihmën që do të japim nga ana financiare. Kjo është shtëpia e parë që erdhëm ta verifikojmë. Ishalla nuk do të kemi dëmtime të mëtejshme”, shprehet një punonjëse e njësisë administrative Shupenzë, që shtrihet në veri të bashkisë Bulqizë.

Ndërkohë grupet e verifikimit te njësive te tjera si Zerqan, Gjorice, Ostren, Trebisht, Martanesh dhe Fushe Bulqize po vijojnë punën ne terren për te parë më nga afër situatën.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zbulohet data kur mbyllet kapitulli i 20 me Bashkimin Europian, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare BE-Shqipëri

21:59 / October 2, 2026

Ambasadori i OSBE në Shqipëri takim me shoqatën e gjyqtarëve dhe prokurorëve: Përfshirja e të gjitha palëve, e rëndësishme për funksionimin e sistemit të drejtësisë

21:19 / October 2, 2026

Problemi parimor i kontestimit të prokurorëve ndaj reformës së re në drejtësi!

20:59 / October 2, 2026

Macukulli malor lidhet me rrugë të asfaltuar, përfundojnë 5 kilometrat e fundit

19:46 / October 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.