Lëkundje tërmeti janë ndjerë këtë mëngjes në vend. Mësohet se tërmetu kishte magnitudë 3.3.
Thellësia e tërmetit ka qenë 5 kilometër, ndërsa epiqendra ka qenë në Detin Adriatik.
Ky tërmet ka rënë rreth orës 07:00 të ditës së sotme, me tronditje relativisht të lehta. Tërmeti u regjistrua 40 kilometër në perëndim të Tiranës dhe 24 kilometër larg Durrësit.
