Shumë programe do të zëvendësohen nga të tjera dhe disa prej moderatorëve do të ndryshojnë “shtëpi”.
Burime nga TV Klan bëjnë me dije se moderatori i njohur Ermal Mamaqi nuk do të jetë më pjesë e TV Klan. Pasi drejtuesit e televizionit kanë arritur të rikthejnë Marina Vjollcën.
Thuhet se Ermal Mamaqi do të largohet nga Klan dhe ditën e shtunë do jepet spektakli i humorit Duplex. Duke qenë se shtatori është muaji i ndryshimeve edhe ky emision do ndryshojë pasi do të prezantohet nga Marina Vjollca. Ky emision krahas humorit, do të ketë elemente të tjera te spektaklit si të ftuar kengetare dhe muzike, raporton newsbomb.al
Ju kujtojmë që Mamaqi drejtonte programin ‘’Xing me Ermalin’’ prej vitesh në TV Klan.